Dr. Sidita Boriçi*
Perdorimi i aparaturave te lazerit eshte kthyer tashme ne nje pjese te pandare te arsenalit te nje dermatologu, si ne trajtimin e semundjeve te lekures ashtu edhe ne permiresimin e aspektit kozmetik dhe estetik te saj.
Qe nga imagjinata e Ajnshtajnit dhe deri te librat fantastiko-shkencore mbi shkaterrimin e botes nga nje rreze drite, qe nga perdorimi i tyre ne mjekesi dhe aeronautike, keto plumba magjike po vihen ne perdorim gjithnje e me shume ne funksion te mireqenies dhe persosmerise se qenieve njerezore.
Pavaresisht arritjeve te medha ne teknologji te cilat kane thjeshtesuar perdorimin e ketyre pajisjeve, lazerat ngelen ne fakt intrumentet me te fuqishme dhe komplekse te cilat mund te shkaktojne deme te konsiderueshme nese nuk perdoren ne menyre korrekte. Prandaj eshte i rendesishem perdorimi i tyre me pergjegjshmeri dhe siguri ne praktiken dermatologjike, nga specialiste te certifikuar dhe trajnuar ne kete fushe.
Termi lazer/laser eshte akronim i “light amplification by the stimulated emission of radiation”, pra nje pajisje lazer e shumefishon driten, duke stimuluar dhe depozituar fotonet- atomet e drites, per t’i cliruar ato ne formen e nje rreze drite. E gjitha ndodh ne mediumin apo mjedisin e lazerit i cili mund te jete solid si guri aleksandrit, gaz si dioksidi i karbonit apo likid si boja e lazerit V-beam.
Lazeri eshte selektiv, pra perzgjedh molekulen te cilen do eleminoje, prandaj dhe bashkeveprimi i drites se lazerit me lekuren bart rendesi te vecante, duke mundesuar shkaterrimin e indit te targetuar pa influencuar pjesen tjeter te lekures. Ky rrezatim i cliruar nga lazeri NUK eshte kancerogjen dhe nuk ka efekte anesore mbi indet e tjera pervec retines, prandaj perdorimi i tij eshte mjaft i sigurte.
Gjate trajtimit me lazer si personeli mjekesor ashtu edhe pacienti duhet te mbajne syze mbrojtese per syte per te mos lejuar driten e lazerit te reflektohet dhe perthithet nga retina. Ne dhomen e lazerit jane te ndaluara pasqyrat apo mjetet e tjera te cilat reflektojne driten.
Nese targeti/ qellimi i lazerit eshte poshte epidermes pra shtreses me siperfaqesore te lekures, eshte e pamundur trajtimi i shtresave me te thella pa arritur ftohjen e lekures. Prandaj gjate trajtimeve me lazer gjithomone ofrohet gaz i ftohte kriogjen apo ajer i ftohte per ta bere procesin sa me komod dhe te tolerueshem.
Lazerat klasifikohen ne varesi te funksionit qe kryejne, molekules apo kromoforit te cilen ato njohin dhe perzgjedhin dhe gjatesise se vales ne te cilen operojne.
Lazerat vaskulare trajtojne hemangiomat, nevusin flammeus apo njollat e kuqe te lindura, angiomat, telangiektazite apo kalpilaret e dukshem ne fytyre, hunde dhe kembe, fenomene te lekures si poikiloderma of Civatte, cicatricet post- operatore, dhe eritemen apo skuqjen inflamatore te shkaktuar nga aknet apo rosacea. Keto lazera kane filluar te perdoren qe ne vitin 1970 dhe jane permiresuar vazhdimisht deri ne vitin 1989 kur u njohem me lazerin PDL, me gjatesi vale 595 nm, i cili mbetet standarti i arte ne trajtimin e patologjive te lekures te karakterizuara nga enet e kuqe te gjakut. Trajtimi per patologji te tilla, sidomos ato te lindurat, rekomandohet te kryhet qe ne vitet e para te jetes, per te shmangur avancimin e patologjise, si dhe per te lejuar femijet te jene ne ambjente sociale me bashkemoshataret e tyre pa u stigmatizuar, duke rritur keshtu vetevleresimin e tyre ne te ardhmen.
Eleminimi i qimeve te padeshiruara me lazer eshte nje nga procedurat me popullore te diteve te sotme dhe pavaresisht faktit qe ofrohet nga shume klinika por edhe sallone bukurie me ane te pajisjeve te ndryshme lazerike apo pajisjeve te bazuara ne energji (EBD), ne thelb eshte nje proces mjekesor i cili duhet te mbikqyret dhe kontrollohet nga mjeku, per te shmangur pasojat permanente qe mund te kete ne lekure.
Veprimi i ketij lazeri realizohet permes targetimit te melanines, e cila eshte pigmenti i cili i jep ngjyre lekures tone: qimet gjithashtu permbajne melanine ne gjatesine dhe ne rrenjen e tyre. Prandaj per te eleminuar qimen pergjithmone nuk mjafton vetem shkaterrimi i gjatesise se saj por edhe i qelizave riprodhuese te folikulit te cilat gjenden ne rrenjen e qimes, ne thellesi te lekures. Sa me e erret te jete qimja, pra sa me shume pigment te disponpoje, aq me efikas eshte edhe trajtimi me lazer.
Lekura ne zonen qe do te trajtohet nuk duhet te jete e nxire, e demtuar apo te kete shenja infeksioni. Para trajtimit te plote lekura testohet me ane te disa goditjeve per te pare reagimin e saj dhe te qimeve. Ne varesi te zones, ngjyres se qimeve dhe tipit te lekures mund te nevojiten 4-6 seanca, te barazlarguara minimumi 4- 6 jave nga njera tjetra. Kjo metode eshte mjaft efikase me efekte qe zgjasin ne kohe. Por per nje procedure lazeri te suskseshme duhet edhe komplianca e pacientit si dhe evitimi i ekspozimit ne diell para dhe pas procedures.
Trajtimet ablative me lazer CO2 datojne ne vitin 1968 kur u kryen edhe trajtimet e para te cicatriceve nga aknet, rrudhave, demtimet nga dielli dhe simptomat e tjera te fotoplakjes. Ky lazer me gjatesi vale 10.600 nm perthith ujin e gjendur ne indin te cilin duam te trajtojme duke eleminuar indin defektiv dhe zevendesuar ate me ind te ri, te shendoshe, por koha e gjate e sherimit dhe rikuperimit te lekures dhe sherimi i saj me njolla cuan ne modifikimin e ketyre aparaturave lazer per te kryer trajtime te fraksionuara ku vetem nje pjese e lekures targetohet duke lene te paprekur inde te lekures se shendoshe, duke pershpejtuar ne kete menyre procesin e sherimit me efikasitet te perafert me trajtimin ablativ tradicional por me me pak efekte anesore.
Ne, ne Anassa jemi krenare te ofrojme aparturat lider ne kirurgjine dermatologjike si lazerin vaskular Candela V- Beam ( 595 nm pulsed dye laser), lazerin e epilimit Candela Gentlelase ( 755 nm alexandrite laser) dhe lazerin me veprim te dyfishte per tendosjen dhe rigjenerimin e lekures DEKA Smart Xide2 (10,600 nm CO2 laser) dhe eleminimin e nishaneve te padeshiruara ne lekure, ne menyre precize dhe pa shenja.
*Mjeke Dermatologe
Klinika Anassa- Spitali Hygeia
Certifikuar nga ECFMG ( Komiteti Amerikan I Licensimit te Mjekeve te Huaj)
Certifikuar nga EADV (Akademia Europiane e Dermatologjise- Venerologjise) per aplikimet e lazerave ne Dermatologji.