Interi vuajti jo pak për ta blerë Valentino Lazaron në vitin 2019 nga Hertha Berlin, duke shpenzuar 22.5 milionë euro, por në fund mbrojtësi në asnjë moment nuk e tregoi veten në Milano.
Që nga ajo kohë ai ka kaluar nëpër huazime te Neëcastle në Premier League dhe Borussia MGladbach në Bundesliga. Së fundmi ai është kthyer në Milano, por jo për të qëndruar.
Nga Portugalia bëjnë me dije se Lazaro do i bashkohet Benficas. Klubet kanë rënë dakord për huazimin e austriakut për dy vite me detyrim blerje për 8.5 milionë euro. /abcnews.al