Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se sa më gjatë të zgjasë konflikti në Ukrainë, aq më të vështira do të jenë kushtet në të cilat mund të fillojnë bisedimet e paqes.
“Presidenti rus dikur tha se ata që tani janë kundër negociatave, përfshirë ata që e ndaluan Zelensky të nënshkruajë marrëveshjen tashmë të arritur në prill 2022, duhet të kuptojnë se për aq kohë sa lufta do të vazhdojë, do të jetë më e vështirë fillimi i negociatave”, tha Lavrov.
Ai tha se Rusia asnjëherë nuk ishte tërhequr asnjëherë nga negociatat.
/abcnews.al