Lavrov takon përfaqësuesit e Ligës Arabe, premton “epokë të re”

schedule07:53 - 25 Korrik, 2022

schedule 07:53 - 25 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u takua me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe, duke u premtuar zyrtarëve fillimin e një “epoke të re”.

“Ne jemi në fillimin e një epoke të re, e cila do të ishte një lëvizje drejt multilateralizmit të vërtetë, jo atë që Perëndimi përpiqet të imponojë”, citoi Ministria e Jashtme e Rusisë të thoshte Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, ka nisur një turne katër ditor në disa vende të Afrikës. Në ndalesën e tij të parë në Egjipt, ai kërkoi të siguronte homologun e tij Sameh Shoukry se furnizimet ruse me grurë do të vazhdonin dhe u takua me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes së Shteteve Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ku foli për thellimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Ligës Arabe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!