Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Sudani , i cili po “copëtohet” nga konflikti midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), ka të drejtë të përdorë shërbimet e kompanisë mercenare ruse Wagner.
Në një konferencë për shtyp që dha në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lavrov e përshkroi atë që po ndodh në Sudan si një “tragjedi”. Por ai përsëriti se Wagner është një “kompani private” dhe Sudani ka të drejtë të përdorë shërbimet e tij nëse dëshiron.
“Mos harroni se si u krijua shteti i Sudanit”, vazhdoi ai, duke argumentuar se prioriteti i SHBA-së ishte ndarja e atij vendi.