“Mbulimi diplomatik i veprimeve të Izraelit e ka bërë Uashingtonin të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin e Lindjes së Mesme, si dhe në Ukrainë”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një takim për Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze, shkruan Tass.
“Duke ofruar një mbulim diplomatik për veprimet e Izraelit dhe dërgimin e armëve dhe municioneve, Uashingtoni – të gjithë e kuptojnë këtë – është bërë drejtpërdrejt bashkëpunëtor në konflikt, ashtu siç bën në lidhje me situatën në Ukrainë. Pasi të përfundojë kjo mbështetje, gjakderdhja do të ndalet. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara ose nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha Lavrov.