Lavrov: Rusia ka dënuar më shumë se 200 luftëtarë ukrainas të kapur

schedule20:35 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 20:35 - 31 Dhjetor, 2023

“Gjykatat ruse kanë dënuar më shumë se 200 luftëtarë ukrainas me burgim që kur Moska filloi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.”

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA të botuar të dielën.

“Gjykatat e Federatës Ruse kanë dënuar tashmë më shumë se 200 përfaqësues të formacioneve të armatosura ukrainase me burgim afatgjatë për kryerjen e mizorive”, deklaroi Lavrov për RIA.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për kryerjen e mizorive të shumta në luftën që Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022.

Kombet e Bashkuara kanë gjetur prova të vazhdueshme të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga autoritetet ruse, duke përfshirë torturën, përdhunimin dhe dëbimin e fëmijëve.

Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!