Lavrov: Rusia është e interesuar për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur

schedule19:44 - 17 Prill, 2023

schedule 19:44 - 17 Prill, 2023

Rusia është e interesuar për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kështu u shpreh të hënën Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë një konference për shtyp me ministrin e jashtëm brazilian, Mauro Vieira në Brasilia, shkruan CNN.

Lavrov falënderoi gjithashtu kolegët e tij brazilianë për kuptimin e situatës në Ukrainë dhe tha se Rusia është mirënjohëse për dëshirën e Brazilit për të kontribuar në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.

Ministri i Jashtëm rus pritet të takohet sot edhe me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Ukraina ka thënë vazhdimisht se paqja do të arrihet vetëm nëse Rusia rivendos kufijtë e vendit dhe Kievi rimer Krimenë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!