Lavrov: Rusia dhe Venezuela bien dakord të ndërmarrin hapa praktikë për të zgjeruar lidhjet tregtare

schedule22:20 - 16 Nëntor, 2023

schedule 22:20 - 16 Nëntor, 2023

Moska dhe Karakasi ranë dakord të ndërmarrin hapa specifikë për të zgjeruar tregtinë dhe lidhjet e biznesit.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Yvan Gil Pinto, shkruan Tass.

“Ne ndajmë pikëpamjen se, në sfondin e fushatës masive të sanksioneve të Perëndimit, bashkëpunimi ynë dypalësh duhet të kontribuojë në rritjen e stabilitetit të ekonomive kombëtare dhe zbatimin e programeve të zëvendësimit të importeve, duke forcuar kështu sovranitetin teknologjik të vendeve tona. Ne ramë dakord për masa praktike për të zgjeruar bashkëpunimin tregtar dhe investues bazuar në këto udhëzime, të cilat u miratuan gjatë kontakteve midis presidentëve tanë”, tha ministri.

Lavrov vuri në dukje se gjatë negociatave palët ranë dakord edhe për zgjerimin e kontakteve ndërmjet qarqeve të biznesit, duke marrë parasysh realitetet aktuale dhe sfidat afatgjata me të cilat përballen vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!