Lavrov: Perëndimi po përpiqet të luajë kartën bërthamore

schedule19:03 - 11 Qershor, 2024

schedule 19:03 - 11 Qershor, 2024

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha këtë të martë se Rusia kundërshton përpjekjet e vendeve perëndimore për të “luajtur kartën bërthamore”.

Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BRICS në Nizhny Novgorod, Lavrov tha gjithashtu se ngjarjet e fundit në skenën globale zbuluan “fytyrën e vërtetë të Perëndimit, i cili përpiqet të imponojë rendin e tij në botë”.

Sot përfundon takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të BRICS.

Lavrov u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, i cili tha në fillim të qershorit se Turqia dëshiron të bëhet anëtare e BRICS. Tema e bisedës mes dy ministrave ishte situata në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe Kaukazin e Jugut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!