Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Ukraina sulmon objektivat civilë në Rusi me raketa dhe drone perëndimore dhe se Moska do të përgjigjet.
Rusia synon vetëm objektet dhe infrastrukturën ushtarake, shtoi ai, dhe “nuk është në rregullat tona të godasësh objektiva civilë”, shkruan Sky News.
Forcat ruse janë akuzuar gjerësisht dhe në mënyrë të përsëritur për bombardimin e civilëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës gati tre vjet më parë, me ndërtesa banimi të goditura rregullisht nga raketa dhe dronë./abcnews.al