Lavrov paralajmëron botën: Ruani ligjet ndërkombëtare

schedule07:40 - 6 Korrik, 2022

schedule 07:40 - 6 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në botë që të bëjnë përpjekje për të mbrojtur ligjet ndërkombëtare pasi “bota po evoluon në një mënyrë të ndërlikuar”.

Lavrov po fliste përmes një përkthyesi në një takim me homologun e tij vietnamez Bui Thanh Son në Hanoi. Komentet e tij vijnë pasi vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar përmes pushtimit të Ukrainës.

“Vietnami është një partner kyç i Rusisë në ASEAN  dhe marrëdhëniet e të dy vendeve bazohen në historinë dhe luftën e tyre të përbashkët për drejtësi,” tha Lavrov në takim, duke iu referuar Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

Vietnami dhe Rusia kanë lidhje të ngushta që datojnë që nga epoka sovjetike dhe Hanoi deri më tani nuk e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, të cilën Moska e quan një “operacion special”. 

Vizita e Lavrov në Hanoi vjen pasi të dy vendet shënojnë 10 vjetorin e “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!