Lavrov: “Operacioni special ushtarak” po zhvillohet rreptësisht sipas planit, Rusia do t’i arrijë qëllimet

schedule12:30 - 30 Prill, 2022

schedule 12:30 - 30 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov se thënë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë siç e quan Rusia, po zhvillohet rreptësisht sipas pranit, pavarësisht pretendimeve të perëndimorëve për të kundërtën.

Duke folur për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, Sergei Lavrov tha se qëllimet e Rusisë “me siguri do të arrihen”.

Dje një zyrtar i lartë  i mbrojtjes amerikane tha se fushata ruse për të marrë kontrollin e rajonit të Donbsit ishte ‘’të paktën disa ditë mbrapa qëllimeve që ata kishin” me përparimin ‘të ngadaltë dhe të pabarabartë.”

Bisedimet e paqes, megjithëse nuk janë zhvilluar ballë për ballë për disa javë, Lavrov tha se po diskutohej për një draft të një traktati të mundshëm çdo ditë me video-konferencë.

“Ne jemi për vazhdimin e negociatave edhe pse nuk po shkojnë mirë”, tha ai, shkruan BBC. 

Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s se e konsiderojnë Ukrainën si një “mjet” për të frenuar Rusinë dhe tha se ata e kishin detyruar Kievin të bënte një “zgjedhje artificiale, të rreme: ose me Perëndimin ose me Moskën”.

“Nëse SHBA dhe NATO janë vërtet të interesuara për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, atëherë para së gjithash, ata duhet të zgjohen dhe të ndalojnë furnizimin e regjimit të Kievit me armë dhe municion”, tha Lavrov./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!