Lavrov: Nuk pres që hetimet që shpërthimet e Nord Stream të jenë transparente

schedule15:04 - 23 Mars, 2023

schedule 15:04 - 23 Mars, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk pret që të bëhen publike hetimet se kush është përgjegjës për shpërthimet e vitit të kaluar të gazsjellësit Nord Stream.

Tubacionet, që lidhin Rusinë me Gjermaninë përmes Detin Baltik, u dëmtuan nga shpërthimet shtatorin e kaluar në atë që Moska e quajti një “akt terrorizmi ndërkombëtar”.

Sipas Reuters, Danimarka, Gjermania dhe Suedia kryen hetimet e tyre për shpërthimet. Moska është ankuar vazhdimisht se nuk është thirrur për të qënë pjesë e hetimeve dh as nuk ëshë informuar për gjetjet e tyre.

“Unë nuk pres që këto hetime të jenë transparente dhe as nuk pres që rezultatet të jenë të disponueshme për publikun e gjerë”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp.

Hetuesit suedezë dhe disa europianë të tjerë thanë se shpërthimet janë shkaktuar nga sulme të qëllimshme, por nuk kanë thënë se kush besojnë se ishte përgjegjës.

Moska ka fajësuar Perëndimin për shpërthimet, pa dhënë prova.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!