Lavrov: Moska kërkon ndryshimin e regjimit në Kiev

schedule09:08 - 25 Korrik, 2022

schedule 09:08 - 25 Korrik, 2022

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë një vizite në Egjipt hodhi poshtë deklaratën e mëparshme, se Moska nuk kërkon të rrëzojë qeverinë e Ukrainës.

“Ne patjetër do të ndihmojmë popullin ukrainas që të heqë qafe regjimin, i cili është plotësisht antipopullor dhe kundër historisë”, tha Lavrov në Kajro, duke shtuar se populli rus dhe ukrainas do të jetojnë së bashku në të ardhmen.

Ditët e fundit, udhëheqja politike ruse ka forcuar publikisht pozicionet e saj për luftën në Ukrainë. Të mërkurën, Lavrov kërcënoi se do të pushtonte territore të tjera përveç rajonit të Donbasit, ku aktualisht janë të përqendruara forcat ruse.

Sergei Lavrov tha në prill se Moska “nuk planifikon” të ndryshojë regjimin në Ukrainë, duke thënë se i takon popullit ukrainas të zgjedhë liderët e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!