Lavrov: I tmerruar nga deklarata e Izraelit se nuk ka civilë në Gaza

schedule17:23 - 26 Qershor, 2024

schedule 17:23 - 26 Qershor, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e ka përshkruar si të frikshme deklaratën e një zyrtari izraelit se nuk ka civilë në Gaza dhe të gjithë janë terroristë atje duke filluar nga mosha trevjeçare.

 Lavrov tërhoqi vëmendjen për “tragjedinë që vërehet në Gaza dhe në territorin e Autoritetit Kombëtar Palestinez”.

Ai kujtoi se Moska “dënoi menjëherë sulmin terrorist të 7 tetorit 2023 dhe kundërshtoi kategorikisht metodat që udhëheqja izraelite zgjodhi për të luftuar terroristët, duke shkelur kështu të gjitha normat e mundshme të së drejtës humanitare ndërkombëtare”.

“Isha shumë i shqetësuar kur Izraeli dhe [udhëheqësit e tij] filluan të argumentojnë se këto metoda janë mjaft të justifikuara,” tha Lavrov. Ai citoi gjithashtu një zyrtar izraelit i cili, kur komuniteti botëror bëri thirrje për kursimin e civilëve në Gaza, tha diçka si “nuk ka civilë atje, ata janë të gjithë terroristë duke filluar nga mosha tre vjeçare”. “Këto janë fjalë të tmerrshme”, tha Lavrov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!