Lavrov: Duam që lufta të përfundojë, por Perëndimi po na pengon

schedule10:51 - 2 Shkurt, 2023

schedule 10:51 - 2 Shkurt, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se forcat ruse do t’i përgjigjen dërgimit të armëve perëndimore me rreze më të gjatë veprimi në Kiev, duke u përpjekur t’i shtyjnë forcat ukrainase më tej nga kufiri i Rusisë për të krijuar një zonë të sigurt.

Ai shtoi se Moska mund ta fitojë luftën me Ukrainën pa ndihmën e ish-shteteve sovjetike.

Në një intervistë në televizionin shtetëror, Lavrov tha se të gjithë duan që konflikti të marrë fund, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”  por se mbështetja perëndimore për Kievin ka luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrën se si Rusia i qaset fushatës, ndërsa shtoi se Perëndimi po gënjen kur thotë se Rusia refuzon të negociojë.

Ministri i Jashtëm rus tha se Moldavia është “projekti i radhës anti-rus” pas Ukrainës, ndërsa, në të njëjtën kohë, ai beson se nuk ka dyshim se Perëndimi dëshiron ta kthejë Gjeorgjinë në armikun e ardhshëm rus.

Në të njëjtën kohë, ai akuzoi SHBA-në për përfshirje të drejtpërdrejtë në shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream, pa paraqitur megjithatë prova. Vlen të theksohet se Vladimir Putin kishte fajësuar Britaninë për shpërthimet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!