Ministri i Jashtëm i Rusisë, në një deklaratë ditën e sotme theksoi se dominimit të Perëndimit po i vjen fundi.
“Dominimit të Perëndimit i cili zgjati për 500 vjet po i vjen fundi”, tha sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili kritikoi sërish reagimin e Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.
“Nuk është e pranueshme të përdoret ky fakt për të justifikuar ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez. Duhet të ketë prani të forcave ndërkombëtare në fushën e betejës në Rripin e Gazës.
Faktori më i rrezikshëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme prej vitesh është çështja e pazgjidhur palestineze”, theksoi ai.
“Unë nuk jam hipokrit dhe as Rusia”, përfundoi Sergei Lavrov.
/abcnews.al