Lavrov: Ambasadorët europianë refuzuan një takim përpara zgjedhjeve presidenciale në Rusi

schedule15:00 - 4 Mars, 2024

schedule 15:00 - 4 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se kishte ftuar ambasadorët e Bashkimit Europian në një takim para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, por, sipas tij, ata refuzuan dy ditë para takimit.

“Ne mblodhëm shumë materiale për mënyrën se si funksionojnë ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian në Moskë, si përgatiten për zgjedhjet tona presidenciale, për çfarë lloj projektesh mbështetëse po punojnë për opozitarët tan.

Ne, pasi mblodhëm këtë informacion, ftuam të gjithë ambasadorët e BE-së në takim”, tha Lavrov.

Ai shtoi se ambasadorët perëndimorë dërguan një mesazh dy ditë para takimit: “Kemi vendosur të mos vijmë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!