Lavezzi shtrohet në spital, argjentinasi me të çarë në bark dhe frakturë në shpatull

schedule08:11 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 08:11 - 21 Dhjetor, 2023

Ezequiel Lavezzi, ish-talenti i Napolit dhe PSG-së është shtruar në spitalin e Argjentinës me një plagë të shpuar në bark dhe një frakturë të kockës së klavikulës.

Kështu bën të ditur gazeta argjentinase “Clarin”, sipas të cilës për momentin janë ende të paqarta arsyet që e shtynë ish-talentin e madh të Europës të shtrohej në spital.

Sipas informacioneve paraprake, Lavezzi është plagosur në shtëpinë e tij pas një debati familjar. Por në fakt, familjarët e kanë mohuar të ketë pasur ndonjë sherr. Argjentinasi është dërguar në spital rreth orës 5 të mëngjesit, kur ndodhej në shtëpi me partneren dhe disa familjarë të tij.

Një fqinj i tij ka deklaruar për një radio lokale se Lavezzi është plagosur pasi është rrëzuar nga shkallët kur ishte duke ndërruar një llambë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!