Lautaro: Vitin e parë tek Interi desh shkallova, nuk u largova prej Icardit

schedule21:39 - 3 Qershor, 2021

schedule 21:39 - 3 Qershor, 2021

Lautaro Martinez mbylli sezonin e tretë me Interin. Lojtari argjentinas ka formuar një dyshe fantastike në sulm me Romelu Lukakun dhe me golat e tyre udhëhoqën Interin drejt fitimit të Serie A. 23-vjeçari ka dhënë një rrëfim interesant, aty ku flet rreth vështirësive të fillimit dhe numrit 10.

E dija që do më duhej të përshtatesha me Interin, por nuk e kisha menduar aq të vështirë. Pas tre muajve këtu tentova të largohem, nuk po e përballoja më. Kishte raste kur merrja makinën dhe dilja xhiro kot vërdallë, gati po çmendesha.

Më pas Icardi më dha një ndihmë të jashtëzakonshme dhe gjërat nisën të përmirësoheshin. Në vitin e dytë nisa të luaja më shumë, ndërsa në vitin e fundit edhe më shumë, madje fitova edhe titullin kampion në Itali.

 

Lautaro dhe Icardi

I jam bashkuar kombëtares për Kupën e Amerikës i lumtur dhe i gëzuar. Numri 10? Drejtori sportiv, Ausilio erdhi të më takonte në Buenos Aires dhe unë e pyeta nëse numri dhjetë ishte i lirë. ‘Të shohim’, m’u përgjigj…

Pasi erdha në Milano dhe firmosa kontratën me Interin e pyeta përsëri, ndërsa ai më paralajmëroi: shiko Lautaro, këtë numër e kanë veshur emra si Ronaldo, Roberto Baggio dhe Sneijder. Por unë isha i prerë, ai numër ishte një sfidë për mua.

Firmosa kontratën dhe nxitova të bëja fotografi me fanellën numër dhjetë të Interit“, kujton Lautaro Martinez, i cili sezonin e fundit e mbylli me 19 gola dhe 11 asiste në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!