“Lautaro u tërbua pas derbit me Milanin, e binda unë të mos largohet”

schedule14:17 - 4 Maj, 2020

schedule 14:17 - 4 Maj, 2020

Interi pagoi 25 milion euro te Racing Avellaneda korrikun e vitit 2018 dhe siguroi shërbimet e Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka shpërthyer këtë sezon me uljen e Antonio Contes në stol. Largimi i Mauro Icardit i ka bërë mirë, njësoj si afrimi i Romelu Lukakut.

11 gola në kampionat dhe 5 në Champions League, ka shënuar Lautaro këtë sezon. Vjet ishte ndryshe, lojtari kishte nevojë për t’u përshtatur, por, pavarësisht se nuk ishte një titullar fiks, ia doli të shënonte 9 gola.

Në një moment u mërzit shumë dhe ishte pranë largimit. “Nuk kishte shumë kohë që kishte shkuar në Itali dhe do e niste nga stoli një derbi kundër Milanit”, zbulon Sergio Batista, ish-trajner i Argjentinës për Mundo Deportivo.

“Bisedova me të dhe më tha që do të largohej nga Interi, pasi nuk e duronte dot qëndrimin në stol. E frenova, i kërkova të mos e bënte dhe të kishte durim”, rrëfen Batista, fitues i Kupës së Botës si lojtar me Argjentinën në vitin 1986. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!