Lautaro Martinez ka dhënë ditën e djeshme një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”.
Sulmuesi zikaltër është pyetur ndër të tjera rreth ofertave nga klubet e Arabisë Saudite, dhe argjentinasi ka pranuar se ka pasur.
“Kam marrë disa oferta me paga të mëdha nga klubet e Arabisë Saudite, është e vërtetë. Por unë jam shumë i lumtur tek Interi dhe në Milano, nuk asnjë shans dhe asnjë arsye të largohem.
Unë tashmë jam kapiteni këtu, Inter është shtëpia ime e dytë. Kam ndjerë dashuri këtu që në ditën e parë, jam krenar që ndodhem këtu”, është shprehur kapiteni më i ri i klubit zikaltër./h.ll/abcnews.al