Lautaro pranë rekordit historik me Interin, vetëm një gol larg për të barazuar Militon dhe Vierin

schedule15:16 - 27 Nëntor, 2023

schedule 15:16 - 27 Nëntor, 2023

Një statistikë interesante e publikuar nga “OPTA” në lidhje me sulmuesin argjentinas.

Lautaro Martinez, me golin e mbrëmshëm ndaj Juventus, ka arritur në 27 gola në Serie A gjatë vitit 2023. Vetëm dy lojtarë të zikaltërve kanë shënuar më shumë në një vit kalendarik.

Diego Milito në vitin 2012 dhe Christian Vieri në vitin 2001, të dy u ndalën në kuotën e 28 golave.

Viti 2023 ende nuk ka mbaruar dhe Lautaro Martinez mund të barazojë ose të kalojë rekordin e dy ish-lojtarëve të Interit.

Lautaro ka qenë fantastik me Interin në këtë sezon, me kapitenin argjentinas të zikaltërve ku i cili pothuajse në çdo ndeshje është vendimtar./h.ll/abcnews.al