“Lautaro po mëson e po rritet, ndihet i lumtur tek Interi. Ka një cilësi super”

schedule17:13 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 17:13 - 26 Dhjetor, 2020

Lautaro Martinez është një nga pikat më të forta të Interit. Sulmuesi argjentinas ka formuar një dyshe fantastike në sulm me Romelu Lukakun dhe ndihet i lumtur në Milanon zikaltër. Agjenti i tij, Beto Yaque ka folur për Ole, duke u ndalur te situata e 23-vjeçarit argjentinas.

Lautaro ndihet mirë tek Interi. Sigurisht që po mëson shumë gjëra dhe po rritet. Ai është një djalë me një potencial të madh, nuk ka limite dhe mund të bëhet një futbollist klasi. Ka rëndësi të madhe fakti që është përshtatur shpejt me futbollin europian.

Filloi të luante sapo erdhi në Itali, shënonte gol sapo futej në fushë. Lautaro i ka bërë të gjithë për vete për atë që ka dhënë në fushën e blertë. Njerëzit e duan dhe kjo dashuri e ka ndihmuar të vazhdojë të shfaqë gjithë cilësitë më të mira. Ka edhe 3 vite kontratë me Interin, kush e dëshiron duhet të flasë me drejtuesit.

Po luan dhe po rritet në Itali, ai ndihet i qetë dhe i lumtur këtu ku është. Cilësia e tij më e mirë? Shoh të njëjtën gjë që shihja edhe kur luante në Argjentinë, ka një vetëkontroll fantastik, e ka të qartë se çfarë do të bëjë“, përfundon menaxheri i sulmuesit latin /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!