Ndaj Torinos la gjurmë dhe vërtetoi fillimin më të mirë të sezonit të tij. Lautaro Martinez tashmë ka treguar se është sulmuesi më në formë momentalisht, ku ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje me Interin, një gol çdo 75 minuta.
Një mesatare që për momentin nuk ka të barabartë në të gjithë Europën. Më mirë se Mbappe, 9 gola dhe një çdo 88 minuta. Më mirë se Haaland, 9 gola dhe një çdo 109 minuta, gjithashtu edhe më mirë Se Kane, 10 gola dhe një çdo 95 minuta.
Në kohën kur Conte dhe Lukaku zbarkuan në Milano, Lautaro shihej më shumë si ndihmësi i belgut, ndërsa tani është padyshim lideri i Interit.
Dy vite më parë arriti në 25 gola në total, vjet 28 gola dhe tani, nuk jemi ende në fund të tetorit, dhe ka realizuar 12 gola./ h.ll/abcnews.al