Lautaro Martinez me fat, Agustina po e mban në formë gjatë ditëve të izolimit

schedule21:58 - 29 Mars, 2020

schedule 21:58 - 29 Mars, 2020

Lautaro Martinez po e shijon karantinën. Sulmuesi argjentinas vazhdon të stërvitet rregullisht në shtëpi dhe është padiskutim me fat, pasi e dashura e tij, Agustina Gandolfo, është instruktore palestre.

Çifti simpatik po stërviten së bashku në karantinë dhe nuk ngurrojnë t’i publikojnë ushtrimet e tyre në rrjetet sociale. Agustina ndiqet nga më shumë se 500 mijë fansa në Instagram dhe fotot e videot e saj, marrin vëmendje të madhe.

Bukuroshja argjentinase 24 vjeçare po kujdeset më së miri për Lautaro Martinezin dhe të dy së bashku, po kalojnë ditë fantastike në krah të njëri-tjetrit./abcnews.al

 

Agustina Gandolfo, partnerja e Lautaro Martinez