Një ofertë bombastike erdhi në drejtim të sulmuesit të Interit pak ditë më parë nga Arabia Saudite, ku klubi anonim ofroi një kontratë katërvjeçare për Lautaron me një pagë prej 240 milionë eurosh në total.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lautaro Martinez ka refuzuar menjëherë ofertë faraonike, duke konfirmuar se është 100% zikaltër dhe që nuk dëshiron të largohet nga Interi.
Për më tepër, Interi e konsideron argjentinasin të pashitshëm dhe e vlerëson kartonin e tij të paktën 150 milionë euro./h.ll/abcnews.al