Lautaro larg Interit? Flet agjenti: Nuk ekziston asnjë mundësi që të largohet

schedule18:50 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:50 - 9 Qershor, 2022

Interi po punon fort që gjatë merkatos së verës të arrijë të transferojë në skuadër lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencën.

Pothuajse e gjithë vëmendja e zikaltërve është fokusuar tek sulmi, pasi Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala janë shumë afër arritjes së një marrëveshje me Interin.

Me ardhjen e tyre në ekip, gjithçka do të vështirësohej, pasi Lautaro Martinez nuk do të pranonte lehtë stolin.

Në këto kushte filluan aludimet se Lautaro mun dtë largohej nga zikaltërtit, por për t’iu dhënë fund këtyre zërave vendosi të flasë vetë agjenti i lojtarit, Alejandro Camano, i cili ka theksuar se nuk skziston asnjë mundësi që sulmuesi të largohet.

 “Në këtë moment, ai nuk ka asnjë arsye të mendojë se ekziston edhe mundësia më e vogël që ai mund të largohet nga Interi.

 Askush nuk na ka thënë asgjë, e vërteta është se një lojtar që shënon kaq shumë gola në Serie A nuk mund të injorohet, por ai ka katër vjet të mbetura nga kontrata e tij.

Ai është i lumtur, po shijon kohën e tij me ekipin, klubin dhe qytetin. Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar. E dimë që futbolli profesionist është i tillë, gjithçka mund të ndryshojë nesër, por nga sot kjo është situata.

Ne nuk e dimë se çfarë na pret e ardhmja në futboll, por Lautaro beson se të luash për Interin është diçka e mrekullueshme dhe shumë lojtarë do të donin të ishin në vendin e tij.

Lautaro nuk po mendon për ndonjë destinacion tjetër hipotetik, por për sezonin e ardhshëm, ku dëshiron të fitojë gjithçka me Interin”, ka thënë Camano për FCInterNews.it.

Ai nënshkroi kontratën e re në tetor të vitit 2021 dhe zgjat deri në qershor 2026. 22-vjeçari shënoi 25 gola me katër asistime në 49 ndeshje konkurruese për Nerazzurri këtë sezon. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!