Zv. presidenti i Interit, Javier Zanetti, shpreson se Lautaro Martinez të mbetet lojtar i zikaltërve, pavarëisht interesimit të shumë skuadrave të mëdha, përfshirë këtu dhe kampionët e Spanjës, Barcelonën.
“Lautaro është vetëm 22-vjeç dhe ka shpërthyer brenda një kohe të shkurtër këtë sezon. Me nënshkrimin e tij, kemi bërë një investim që do të na paguajë shumë në të ardhmen. Barcelona interesohet? Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne. Ai është vetëm 22-vjeç, shpresoj të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”.
Më pas, Zanetti foli për ish-trajnerin e Interit, Jose Mourinho, i cili ende mbetet pa punë. “Duke e njohur Josen, unë e di se ai është duke pritur për një mundësi në një klub të madh. Ai jeton me pasion për futbollin dhe është një trajner shumë i aftë. Kur mendoj për të, kam kujtime shumë të mira. Me siguri do ta shohim atë përsëri të drejtojë së shpejti”, tha mes të tjerash Zanetti./abcnews.al