Lautaro Martinez nuk ka të ndalur dhe sulmuesi argjentinas shënon përsëri me fanellën e Interit, duke qenë kështu një tmerr i vërtetë për mbrojtësit kundërshtarë.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Lazio, Lautaro ka folur për “DAZN”.
“Sot ishte një ditë e veçantë, dje shkova vonë në shtrat sepse isha i shqetësuaqr për atë që kishte ndodhur në qytetin tim, shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejt.
Marrëdhënia me Thuram? Ne duhet t’i japim vetes sinjale, të kapërcejmë pengesat për të krijuar një mjedis të mrekullueshëm dhe për të fituar gjithçka.
Juventus? Është një kundërshtar cilësor, i cili shpesh fiton duke mos luajtur mirë dhe kështu ndodhet pas nesh, kjo do të thotë se janë diçka.
Shorti i Champions League? Nuk kam ndonjë të preferuar, do të luajmë vetëm për fitore”, ka përfunduar kapiteni i Interit./h.ll/abcnews.al