Sigurisht që për Lautaro Martinez nuk mund të mungojnë gëzimet dhe sukseset brenda fushës, pasi sulmuesi argjentinas i Interit po kalon një periudhë fantastike pas suksesit të Kupës së Botës.
Këtë herë, “El Toro” pret një gëzim dhe një sukses jashtë fushe. Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaros, është në pritje të një fëmije të dytë, lajm të cilin e kanë ndarë në Instagram me një postim.
“Familja jonë po zgjerohet dhe nuk mund të ishim më të lumtur. Presim me padurim. Është koha për një tjetër foshnjë të vogël për të na ndriçuar ditët dhe për të sjellë më shumë gëzim në shtëpinë tonë. Jam më shumë e lumtur seç kam ëndërruar ndonjëherë. Do të të dua gjithmonë”, shkruan bashkëshortja e Lautaros./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram

