Lautaro “dem” i vërtetë, kapiteni i Interit barazon Icardin për golat e shënuar me fanellën zikaltër dhe lë pas “Bobo” Vierin

schedule10:03 - 29 Janar, 2024

schedule 10:03 - 29 Janar, 2024

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, barazoi numrin e golave të shënuar nga Mauro Icardi me fanellën zikaltër, pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Fiorentinës të dielën.

“El Toro” i dha epërsinë Interit në minutën e 14′ në ‘Stadio Franchi’, duke mposhtur Pietro Terracciano me një goditje të bukur me kokë pas asistimit të Kristjan Asllanit.

Lautaro tani është golashënuesi i tetë më i mirë i Interit së bashku me Icardin. Icardi kishte shënuar 124 gola në 219 ndeshje të Interit. Lautaro ka shënuar të njëjtën sasi golash, por në 266 paraqitje me zikaltërit.

Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Interit me 284 gola./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!