Lautaro basketbollist e Zhang student, ç’bënin interistët në vitin 2010?

schedule10:37 - 3 Maj, 2021

schedule 10:37 - 3 Maj, 2021

Interi mundi dje të sigurojë titullin kampion pas plot 11 vitesh, por çfarë po bënin interistët e këtij sezoni kur Jose Mourinho, i huaji i fundit kampion në Itali, pushtoi Italinë dhe fitoi titullin? Repubblica.it zbulon se çfarë po bënin lojtarët aktualë të Interit dhe Antonio Conte në vitin 2010, kur Interi fitoi tripletën.

Trajneri ishte shkarkuar nga Atalanta dhe ishte drejt kalimit te Siena në Serie B. Ai arriti ta ngjisë skuadrën në Serie A, teksa titullin e e vitit 2011 e fitoi Milani i Allegrit. Romelu Lukaku, golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon, ishte vetëm 17 vjeç dhe po luante për Anderlecht në Belgjikë.

Ivan Perisic po luante gjithashtu në Belgjikë, por me Club Brugge, teksa Milan dhe Bologna ishin të interesuar për blerjen e tij. Ndërkohë, Lautaro Martinez ‘donte të luante basketboll dhe donte të ndiqte hapat e idhullit dhe bashkatdhetarit të tij, Manu Ginobili’, por babai i tij arriti t’i ndryshonte mendjen argjentinasit dhe ai nisi stërvitjen ne futboll.

 

Alessandro Bastoni ishte vetëm një 11-vjeçar, që sapo ishte futur në sektorin e të rinjve të Atalantas. Stefano Sensi ishte 15 vjeç dhe ishte në bisedime për t’u bashkuar me Cesena, duke pasur parasysh që klubi i tij, Rimini, falimentoi.

Nicolo Barella ishte 13 vjeç dhe po luante në sektorin e të rinjve të Cagliarit, ndërsa Samir Handanovic kishte kaluar gjashtë vite në Itali dhe po përgatitej të luante Botërorin e parë, ku do të përballej me Kilin e Arturo Vidal (23 VJEÇ në atë kohë) dhe Danimarkën e Christian Eriksen.

Ajax e kishte blerë danezin për 1 milion € nga Odense dy vite më parë. Andrea Ranocchia sapo kishte përfunduar sezonin e tij më të mirë në karrierë me Barin, partneritet me Leonardo Bonucci në difensivë.

 

Achraf Hakimi po luante në sektorin e të rinjve të Real Madridit dhe sapo kishte lënë sportin e notit. Matteo Darmian po luante për Padova në Serie B. Ai ishte në të njëjtën skuadër me Jack Bonaventura dhe Vincenzo Italiano, tani trajneri i Spezias.

I fundit, por jo më pak i rëndësishi, presidenti i Interit, Steven Zhang, po studionte në Ëharton, Universiteti i Pensilvanisë. Ndoshta ai nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se 11 vjet më vonë, ai do të ishte bërë pronari i parë i huaj, që fiton titullin e Serisë A me Inter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!