Larja e shpeshtë e fytyrës mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, veçanërisht nëse po luftoni aknet ose lëkurën e yndyrshme. Dermatologia Eva Meleg rendit arsyet se pse kjo rutinë nuk është aspak e shëndetshme.
Probleme me puçrrat
Tek personat që kanë probleme me aknet, larja e shpeshtë nuk ndihmon në uljen e nivelit të yndyrës. Larja e shpeshtë e fytyrës largon vajrat natyralë nga sipërfaqja e lëkurës, duke e lënë atë të thatë.
Nuk redukton shfaqjen e puçrrave
Aknet nuk shkaktohen nga sebumi i tepërt. Problemi i vërtetë është oksidimi i sebumit kur është afër sipërfaqes së lëkurës. Përzihet me ajrin dhe bakteret dhe çon në bllokime dhe inflamacione që nga ana tjetër shkaktojnë puçrra. Pra, në fakt, duhet të ndaloni oksidimin e sebumit, në vend që ta shpëlani çdo ditë.
Paradoksi është shpesh që njerëzit me lëkurë të yndyrshme dhe puçrra menjëherë fillojnë të lajnë më shumë fytyrën e tyre, gjë që në të vërtetë rrit prodhimin e sebumit. Pastrimi i lëkurës me një peeling të butë një herë në ditë dhe një serum është mënyra më e mirë për të parandaluar puçrrat.
Largon bakteret e mira
Larja e përditshme e fytyrës mund të largojë bakteret e mira dhe më pas ta bëjë lëkurën tuaj edhe më të thatë. Bakteret e mira që mbrojnë dhe mirëmbajnë barrierën e lëkurës, parandalojnë bakteret e këqija dhe gjithashtu ruajnë lagështinë dhe parandalojnë tharjen. /abcnews.al