Largojini nga jeta juaj tani! Pesë gjëra që ju sjellin vetëm pakënaqësi

schedule15:52 - 11 Mars, 2022

schedule 15:52 - 11 Mars, 2022

Në shumicën e rasteve, sado serioz të jetë problemi, zgjidhja është te ne. Thjesht duhet të keni pak guxim dhe të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj. Çdo ditë është një mundësi e mirë për një fillim të ri, veçanërisht nëse doni të hiqni qafe gjithçka që nuk kontribuon në zhvillimin tuaj personal dhe shpirtëror.

Najva Zebijan, një autore libanezo-kanadeze, thotë nga gjërat që duhet të hiqni dorë sot.

Mos e vini në dyshim vlerën tuaj

Vetëm pse dikush ka zgjedhur t’ju trajtojë si një person më pak të vlefshëm, nuk do të thotë se nuk vleni. Mos harroni: ju e përcaktoni vlerën tuaj dhe jo të tjerët.

Mos justifikoni sjelljen e njerëzve të tjerë

Asnjë gjë nuk e justifikon sjelljen e tjetrit kundrejt jush.

Mos e vendosni veten të fundit

Nuk je bujar nëse e vendos veten të fundit, ashtu siç nuk je egoist nëse e vendos veten të parin. Kur e vendosni veten në vend të parë, nuk do të thotë se duhet t’u tregoni të tjerëve se duhet ta bëjë këtë. Zgjedhjet e tyre janë punë e tyre. Dhe zgjedhja juaj për të vënë veten në radhë të parë është të tregoni dashuri për veten tuaj.

Mos iu përmbani të njëjtave modele në jetë

Nëse e keni neglizhuar veten gjatë gjithë jetës duke bërë të njëjtën gjë, ndryshimet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Thyeni modelet e vjetra dhe jepini më shumë mundësi vetes.

Mos u pajto me gjërat që nuk i dëshiron

Çdo vendim që merrni sepse nuk dëshironi t’i zhgënjeni të tjerët do të ndikojë keq te ju. Kur thoni po, duhet me të vërtetë të ndjeni. Nëse “po” nuk është vërtet “po” – ndaloni së bëri të lumtur të tjerët. /abcnews.al