Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Irani, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe protestave të vazhdueshme.
Paralajmërimet janë dhënë përmes njoftimeve zyrtare dhe këshillave të udhëtimit, duke theksuar rrezikun e lartë dhe kufizimet në shërbimet konsullore. Thirrje të ngjashme kanë lëshuar edhe vende si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia. / abcnews.al /


