“Largohu” dhe fyerje të rënda, Castillejo çaktivizon Twitterin prej tifozëve kuqezinj

schedule15:17 - 29 Gusht, 2021

schedule 15:17 - 29 Gusht, 2021

Anësori i Milanit, Samu Castillejo çaktivizoi llogarinë e tij në Twitter pasi u bë objekt i abuzimit të tifozëve. Spanjolli pritej të linte kuqezinjtë, me Getafe të interesuar për të siguruar shërbimet e tij, por skuadra spanjolle nënshkroi me Jakub Jankto nga Sampdoria.

Milani thuhet se dëshiron 8 milionë euro për spanjollin, i cili duhet të largohet nga “San Siro” nëse kuqezinjtë do të firmosin me një sulmues tjetër të djathtë. Prandaj, disa tifozë të Milanit kanë vënë në shënjestër Castillejon në mediat sociale, duke i thënë atij të largohet nga klubi.

Shumë prej tyre shkuan shumë më larg, duke fyer rëndë 26-vjeçarin, i cili u detyrua të çaktivizonte llogarinë e tij në Twitter.

Sidoqoftë, shumë tifozë të tjerë të Milanit po përdorin hashtagun #Castillejo për të treguar mbështetjen për anësorin spanjoll, i cili u bashkua me “Djallin” nga Villareal në një marrëveshje shkëmbimi me Carlos Baçan në verën e vitit 2018.

Ai ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 13 asistime në 108 paraqitje me gjigantët e Serie A dhe kontrata i skadon në qershor të vitit 2023. Sipas disa medieve në Itali, Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për anësorin, që kur Getafe u tërhoq nga negociatat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!