Largohet nga “timoni” i kombëtares së Argjentinës? Scaloni tregon të vërtetën

schedule22:01 - 24 Janar, 2024

schedule 22:01 - 24 Janar, 2024

Lionel Scaloni kërkoi kohë për të reflektuar rreth së ardhmes së tij në stolin e kombëtares së Argjentinës. 45-vjeçari ka fituar Kupën e Amerikës (2021) dhe Kupën e Botës (2022) deri tani me skuadrën albiceleste.

Scaloni ka kontratë deri në dhjetorin e vitit 2026 me Argjentinën, ndërkohë që pas reflektimit të gjatë ka vendosur të vazhdojë si trajneri i Kombëtares.

“Është folur shumë për këtë temë, por unë kam thënë gjithmonë të vërtetën. Mora një moment për të menduar dhe kuptuar se çfarë të bëja. Nuk ishte lamtumirë apo diçka e tillë. Po mendoja se si do të vazhdojë historia ime me Argjentinën.

Për ne është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë se kur është koha për t’u dhënë hapësirë ​të rinjve. Ishte vetëm një moment reflektimi”, thekson Scaloni, i cili ndalet edhe te Leo Messi.

“Ai do të vazhdojë me Argjentinën derisa të dojë. Leo luan ende, mbi të gjitha sepse është i lumtur në fushë. Për të do të jetë edhe më e vështirë të tërhiqet.

Për të gjithë ne do të jetë e vështirë të mos e shohim më duke luajtur”, u shpreh trajneri në lidhje me 36-vjeçarin nga Rosario, kapitenin dhe simbolin e Argjentinës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!