Largohet nga puna mësuesja pas denoncimit të “Stop”

schedule15:47 - 10 Shtator, 2018

schedule 15:47 - 10 Shtator, 2018

Drejtoria e shkollës 9-vjeçare Lukovë dhe komisioni i disiplinës kanë larguar nga puna mësuesen Mirela Bodini, ndërkohë që kanë paralajmëruar për pushim nga puna edukatoren Anila Stamati.

Masat janë marrë pasi emisioni investigativ “STOP” në Televizionin Klan pak ditë më parë transmetoi pamje ku mësuesja Mirela Bodini ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj një nxënësi të klasës së parë.

Ndërkohë që mësuesja ushtronte dhunë ndaj të vegjëlve, në klasë ndodhej kolegia e saj Anila Stamati e cila nuk reagoi për asnjë moment. /abcnews.al