Largohet nga detyra kreu i zyrës Vendore të Arsimit për veriun

schedule12:39 - 13 Janar, 2022

schedule 12:39 - 13 Janar, 2022

Largohet nga detyra kreu i zyrës Vendore të Arsimit për veriun Bardhok Pulaj. Lajmin e ka bërë me dije vetë Pulaj përmes një postimi në rrjete sociale.

Pas 8 viteve punë Pulaj thotë se gjithçka e ka një fillim dhe një fund.

Postimi i Bardhok Pulaj:

Gjithçka ka nje fillim dhe një fund… Pas rreth 8 vitesh… Sot u takova me stafin e DRAP Lezhë, dhe drejtuesit e ZVA – ve për të përmbyllur një cikël… Nesër e tutje punë dhe angazhime të reja ne shërbim të nxënësve dhe komuniteteve ku mund të punojmë…

Radha e falenderimeve: Mirënjohje për çdo nxënës, mësues, drejtues, prind që ka krijuar besim tek unë si njeri dhe drejtues… Mirënjohje për bashkëpunetorët e mi te afert, njerez dhe profesionist te mire… Mirënjohje për kryeministrin Rama, ministren Nikolla, ministren Shahini, ministren aktuale Kushi, Dr e pergjithshem Hodaj, per besimin qe kane patur tek une per te drejtuar arsimin e veriut… Respekt per kryetaret e Bashkive z. Gjici, Znj Cara. Znj Ademi, z Dedaj, z. Marinaj z. Morina, z. Babani, z. Gjonaj, z. Biberaj, dhe z. Pjerin Ndreu per bashkepumin dhe mirekuptimin…

Jo cdo gjë eshte bërë mire, por eshte ba me pasion dhe deshire per t’i sherbyer me devocion Arsimit… Shume faleminderit familja ime e Vogel dhe e Madhe per mbeshtetje dhe suportin e vazhdueshem per te sherbyer me ndershmeri… Shume respekt dhe mirenjohje per cdo kend qe vlereson punen dhe dinjitetin njerëzor… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!