Largohet nga Brighton, “bomberi” shqiptar prezantohet te “gjigandët” belg

schedule12:36 - 5 Shtator, 2023

schedule 12:36 - 5 Shtator, 2023

Pavarësisht se zhvilloi një sezon fantastik, ku arriti të shënojë plot 18 gola, si dhe të dhurojë 2 të tjerë në 50 përballjet e zhvilluara me skuadrën e Basel, ku ishte i huazuar, “bomberi” zviceran me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri duket se do të nisë tashmë një “aventurë” të re në Belgjikë.

“Bomberi” 24-vjeçar, kartoni i të cilit ishte në pronësi të “pulëbardhave” të Brighton, mirëpo këta të fundit nuk i kanë të nevojshme shërbimet e Zeqirit dhe për këtë arsye kanë gjetur akordin me belgët e Genk, për transferimin e sulmuesit, për shifrën e 2.8 milionë eurove.

Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë karrierës së tij, te “pulëbardhat” e Brighton, Andi Zeqiri ka zbritur vetëm 13 herë në fushën e blertë, ku për fat të keq ka arritur të shënojë vetëm 1 gol, duke mos bindur dot drejtuesit e anglezëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!