Një përkthyes afgan që ndihmoi në shpëtimin e Joe Biden pasi helikopteri i tij u detyrua të ulet për shkak të një stuhie dëbore 13 vite më parë është larguar nga Afganistani, sipas CNN.
Sipas burimeve, Aman Khalil dhe familja e tij arritën të largoheshin të sigurt. Khalili kohët e fundit i kishte kërkuar Presidentit Biden që ti kthente ndihmën që ai i kishte dhënë dikur dhe ta shpëtonte. Ish-përkthyesi ndihmoi në shpëtimin e Bidenit në vitin 2008 kur helikopteri i tij bëri një ulje emergjente në malet e Afganistanit për shkak të një stuhie dëbore.
Këtë verë Khalili tha se Viza e tij Speciale Imigruese ishte e bllokuar dhe se ai kishte besim tek Presidenti Biden. “Unë kam besim se ai mund të bëjë gjithçka,” tha Kahlili. “Ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai është një njeri i arsimuar.”
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit konfirmoi se Khalili arriti të largohej me sukses. Në gusht, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki vlerësoi përkthyesin afgan dhe riafirmoi angazhimin e SHBA-së për të ndihmuar aleatët afganë./abcnews.al