1 ditë pas humbjes me Kukësin me shifrat 2-0, drejtuesit e Dinamos kanë marrë masa ndaj trajnerit Bledar Devolli, i cili tashmë zyrtarisht është larguar nga drejtimi i bluve.
Burime nga klubi i Dinamos, tregojnë se palët kanë rënë dakort për ndërprerjen në mënyrë konsensuale mes tyre për prishjen e kontratës.
Blutë do të drejtohen në 11 javët e mbetura nga italiani Rudolfo Vanoli, i cili pritet të prezantohet nesër.
Kujtojmë se tekniku gjirokastrit mori drejtimin e Dinamos pas largimit të Bledi Shkëmbit. Në 7 ndeshje ku ka drejtuar blutë, Devolli arriti të siguronte një fitore, një barazim dhe 5 humbje, rezultate këto që e kanë pozicionuar skuadrën e kryeqytetit në vendin e 9-të në kampionat duke rrezikuar seriozisht edhe mbijetesën. /f.a/abcnews.al