Largohet Broja, Reja merr Muçin dhe Seferin, sa shumë ndryshime kundër Andorrës

schedule10:43 - 14 Nëntor, 2021

schedule 10:43 - 14 Nëntor, 2021

Në kombëtaren tonë vazhdojnë ndryshimet edhe pse kemi vetëm një ndeshje kualifikuese kundër Andorrës për të zhvilluar, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Sikur të mos mjaftonin 5 golat që “3 Luanët” na shënuar, por duhet të vuajmë edhe mungesat e shumta për ndeshjen e fundit në këto kualifikuese.

Për shkak të mungesave të shumta prej dëmtimeve dhe pezullimit me kartonë trajneri Edi Reja ka menduar të ofrojë në skuadër 3 futbollistë për ti pasur gati në ndeshjen kundër Andorrës.

Ernest Muçi, Enis Çokaj dhe Taulant Seferi janë lojtarët e thirrur në “mësim” dhe do ti bashkohen menjëherë skuadrës.

Mungesat e sigurta për ndeshjen e së hënës për kombëtaren janë: Armando Broja, Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli të cilët janë të dëmtuar dhe do iu bashkohen skuadrave të tyre për të vazhduar rikuperimin.

Për arsye pezullimi me kartonë mungojnë Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, që nuk do jenë gati për Andorrën por do të shikojnë ndeshjen nga tribuna. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!