“Largohem pas 13 vitesh”, Asllani letër emocionuese: Empoli shtëpia ime e dytë

schedule21:28 - 30 Qershor, 2022

schedule 21:28 - 30 Qershor, 2022

Kristja Asllani do të vazhdojë tashmë karrierën e tij futbollistike te Interi, skuadër ku u prezantua gjatë ditës së sotme, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që ka bërë kështu edhe hapin e madh në futboll.

Një ëndërr e bukur për 20-vjeçarin, i cili përjetoi vitin e tij më të mirë në karrierë, pasi menjëherë pas debutimit në Seria A me Empolin, mori ftesë nga kombëtarja shqiptare, shënoi po golin e parë ndaj Interit si dhe tashmë ka veshur fanellën zikaltër.

Por Asllani nuk harron kurrsesi skuadrën që u bë i njohur dhe për të gjithë ambientin toskan ka bërë një postim emocionues, teksa thekson se Empoli ishte shtëpia e tij e dytë, ndërsa gjithashtu shqiptari ka theksuar se gjithmonë do të bëjë tifo për fanellën që ka mbajtur veshur për gjatë këtyre 13 viteve si toskan.

“Ka ardhur momenti që të largohem nga shtëpia ime e dytë, pas 13-vitesh me këtë fanellë nuk mundem të bëjë asgjë tjetër veçse të falenderoj dhe të bëj tifo gjithmonë për ju.

Po e lë këtë grup me persona fantastikë me një keqardhje shumë të madhe.

Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse t’i falenderoj me gjithë zemër dy magazinierët fantastikë, Sauro dhe Luca, të gjithë fizioterapistët që kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tonë, doktorët, dy drejtuesit e ekipit Graziano dhe Simone, trajnerin dhe të gjithë stafin e tij, drejtorin Açardi, si dhe presidentin që më ka mbështetur gjithmonë që nga momenti që kam ardhur në Monteboro.

I përshëndes dhe i falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë qëndruar gjithmonë pranë nesh.

Dhe në fund përshëndes shokët e mi të skuadrës, ata që më integruan menjëherë në grup dhe së bashku kemi kaluar momente lumturie dhe emocione të pabesueshme.

Ka qenë një kënaqësi, faleminderit për gjithçka”,  ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristjan Asllani (@kristjanasllani)


/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!