Dani Alves vazhdon të argëtohet duke luajtur futboll. 37-vjeçari u rikthye në vendlindje gushtin e vitit 2019, duke zgjedhur të vijojë karrierën te Sao Paulo.
Anësori i djathtë ishte pjesë e Juventusit në sezonin 2016-2017, ekip me të cilin fitoi titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Sezonin pasardhës erdhi transferimi te PSG.
Lojtari i njohur brazilian zbulon edhe shkakun e largimit nga kampionët e Italisë, gjatë një bisede të kryer me tifozët në “Instagram”.
“U largova nga Juventusit, pasi më thanë që dëshironin të ndryshonin mënyrën dhe stilin e të luajturit futboll, por nuk ishte aspak e vërtetë kjo gjë“, deklaron Alves. /abcnews.al