Suso është më larg sesa afër Milanit. Spanjolli është ndër të paktët lojtarë që ka pasur rendiment në sezonet e fundit të vështira të kuqezinjve, por këtë sezon po vuan. Vetëm një gol i shënuar dhe dy asiste, janë shumë pak, teksa në tre ndeshjet e fundit ka përfunduar në stol.
Sevilla vijon të jetë e interesuar për 26-vjeçarin dhe po negocion me Milanin. Gianlucadimarzio.com raporton se palët kanë rënë parimisht dakord për një huazim 18-mujor me të drejtë blerje nga ekipi andaluzian, që do të kthehet në detyrim blerje pas plotësimit të disa kushteve.
Dy klubet po merren me detajet e fundit dhe Suso pritet të vijojë karrierën në La Ligën spanjolle, aty ku është aktivizuar për herë të fundit në sezonin 2013-2014 me Almerian, i huazuar nga Liverpool. /abcnews.al
#Milan–#Siviglia, trattativa per #Suso
I dettagli ?https://t.co/AMlR0fIgzI— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 26, 2020