Largimi i Ronaldos nga United, Neville zbulon kuriozitetin interesant

schedule16:39 - 4 Prill, 2020

schedule 16:39 - 4 Prill, 2020

Cristiano Ronaldo qëndroi gjashtë sezone te Manchester United (2003-2009) dhe gjatë këtyre viteve fitoi 9 trofe. Në verën e vitit 2009 u transferua te Real Madrid për 94 milion euro, një shifër rekord për kohën.

Ish-shoku i tij te “Djajtë e Kuq”, Gary Neville tregon një nga shkaqet që ndikuan në largimin e CR7 nga Premier League. Ish-mbrojtësi zbulon kuriozitetin interesant në një prononcim për SkySports UK.

Problemi më i madh i Cristiano Ronaldos ishte moti. Klima britanike ia shpifte. Atij i pëlqente të luante në La Liga, por mbi të gjithë të jetonte në Spanjë, vend plot diell. Real Madrid ishte një sfidë e madhe për të, një mundësi për të fituar Champions League, një hap që duhej hedhur në karrierë”, tregon Neville. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!