Largimi i Ronaldos, Chiellini tregohet i sinqertë

schedule16:32 - 21 Tetor, 2021

schedule 16:32 - 21 Tetor, 2021

Pavarësisht tri fitoreve dhe pikëve të plota në grupin e Champions League, Giorgio Chiellini nuk e fsheh diçka në mikrofonin e Dazn. Në një bisedë të gjatë me Diletta Leotta, kapiteni i rikthehet fillimit të këtij sezoni, që e pa Juventusin protagonist të një largimi të bujshëm dhe rezultateve që sigurisht nuk i pëlqyen Allegrit.

Ndër arsyet e startit negativ në Serie A, sipas kapitenit të Juventusit, ishte lamtumira e Cristiano Ronaldos: “Ai u largua më 28 gusht, krijoi një tronditje për ne të gjithë. Personalisht mendoj se kemi paguar diçka për largimin e Ronaldos, sidomos sa iu përket pikëve në fillim të kampionatit”.

Këto janë fjalët e mbrojtësit ekspert bardhezi: “Do të ishte më mirë nëse do të largohej ndoshta më 1 gusht. Do ta kishim mbledhur mendjen herët, do të ishim përgatitur dhe do të kishim arritur më gati në fillim të sezonit.

Në fakt, unë kisha kuptuar diçka. Ronaldo kishte nevojë për stimuj të rinj dhe një ekip që do të luante për të. Këtu te Juve ka nisur një proces përtëritje dhe rifillimi. Kur gjen një ekip që luan për të, ai është gjithmonë vendimtar. Po e dëshmon përsëri këto muaj te Manchester United.

Nuk jam i befasuar, sepse cili është e tregoi gjatë gjithë karrierës së tij, edhe në tri vitet që ka qenë me ne. Ronaldo vendosi të shkojë te një ekip më i fokusuar në të tashmen sesa në të ardhmen”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!